Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Vlorë

Vlora

Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Vlorë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:20
Ilustrim

Një makinë e cila ishte e parkuar, është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirim”, ku makina e djegur është një ‘Opel Vectra’ me targa VL 7522 C.

Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit G.H.

Paraprakisht mendohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, teksa hetimet janë në vijim.

Aktualisht po merret në pyetje i zoti i mjetit, për të zbuluar ndonjë konflikt rë mundshëm rreth tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat