Dënimi me ligj nuk ndalon peshkimin me tritol në Lagunën e Nartës

Vlora

Dënimi me ligj nuk ndalon peshkimin me tritol në Lagunën e Nartës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Peshkimi me eksploziv është i dënueshëm me penalitete nga gjobë deri në burg, por ashpërsimi i ligjit duket se nuk i ka dhënë fund fenomenit shkatërrues për florën dhe faunën. 

Ky peshkatar denoncoi tek policia e Vlorës gjuetinë e paligjshme në Lagunën e Nartës.

Panajot Stefa: "Mora në telefon policinë. Gjuetia vazhdon edhe pse është e ndaluar rreptësisht në këtë periudhë."

Njoftimi vuri në lëvizje policinë që ushtroi kontrolle në zonë, por nuk dha detaje nëse arriti të identifikojë përgjegjësit.

Por nga ana tjetër peshkatari thotë se shpërthimet janë të vazhdueshme dhe të shtrira nga Zvërneci deri pranë grykëderdhjes së Vjosës duke shkaktuar dëme dhe pasoja të mëdha.

Peshkimi me eksploziv ndër vite ka shkaktuar ndër vite masakër mjedisore nën ujë, ku të ashtuquajturit peshkatarë të paligjshëm nuk kursejnë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat