Digjet një makinë e parkuar pranë Gjykatës së Vlorës

Vlora

Digjet një makinë e parkuar pranë Gjykatës së Vlorës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip fuoristradë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja është shënuar teksa mjeti ka qenë i parkuar pranë Gjykatës së Vlorës.

Paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur qëllimisht, çka ka bërë që të shkrumbohet i gjithi.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për të zbardhur rrethanat e djegies së mjetit.

Sakaq i zoti i makinës, Ridvan Mura, po merret në pyetje nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat