“Aeroporti i Vlorës”, Balluku: Vrull të ri zhvillimit ekonomik në Shqipëri

Vlora

“Aeroporti i Vlorës”, Balluku: Vrull të ri zhvillimit ekonomik në Shqipëri

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:51
Belinda Balluk

Aviacioni Civil në Shqipëri po rritet me ritme dinamike, ku vlen të përmenden tre projekte gjigande, dy prej të cilëve tashmë po marrin jetë në këtë sektor.

Kështu theksoi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë takimit me 10 studentë të fushave të ndryshme, që janë përzgjedhur për t’u bërë kontrollorë të trafikut ajror.

Dy projekte janë “AIR Albania”, e cila është certifikuar, ka marrë edhe numrin me flamurin shqiptar të regjistrimit, duke përmbyllur të gjitha proceset certifikuese konform standardeve europiane, si dhe ndërtimi i aeroportit të Kukësit, ku qeveria ka miratuar kontratën koncensionare që i hap rrugë nisjes së punimeve.

Por projektin më të madh, ministrja Balluku cilësoi atë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Nuk do lë pa përmendur projektin tonë më të madh, ku Aviacioni Civil ka muaj që punon, unë jam e përfshirë në atë projekt gjithashtu, jo vetëm nga pozicioni i ri, por edhe më parë, dhe sot, akoma më shumë e kam dhe nxitje për ta çuar përpara, projektin e aeroportit internacional të Vlorës”, nënvizoi Balluku.

Ministrja u shpreh se “ku aeroport është një premtim i mandatit të dytë që duhet realizuar por pa harruar që ky premtim do t’i japë një ndryshim dhe vrull të ri zhvillimit ekonomik në Shqipëri, pasi ndikon në zhvillimin e turizmit në rivierën jugore të Shqipërisë”./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat