Tritol makinës, si shpëtoi këtë të dielë në Vlorë objektivi i një atentati të rëndë

Vlora

Tritol makinës, si shpëtoi këtë të dielë në Vlorë objektivi i një atentati të rëndë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 23:25
Vlorë

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me tritolin e gjetur këtë mbrëmje në rrugën pranë lagjes 10 korriku në Vlorë.

Mësohet se pakoja e tritolit ka rënë nga një makinë, me gjasë për shkak të lëvizjes dhe gropave ku mund të ketë hyrë makina. E lidhur me natriban dhe e telekomandueshme përmes telefonit, tritoli me gjasë është vendosur për të kryer një atentat në Vlorë. Hetuesit ende nuk kanë zbuluar se nga makina e kujt ka rënë pakoja e eksplozivit ndërkohë që tashmë puna ka nisur për këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Ngjarja alarmoi të gjithë policinë e qytetit, e cila rrethoi të gjithë zonën. 4 orë më vonë në zonë kanë ardhur forcat xheniere dhe tashmë pritet që ato të mund të bëjnë çaktivizimin ose shpërthimin e kontrolluar të pakos së tritolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat