Në Gjykatën e Vlorës ka nisur procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë më 10 gusht të vitit të kaluar.
Gjykata ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës.
Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.
Ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i çështjes me themel, në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm.