Tërhiqen turqit, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Vlora

Tërhiqen turqit, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:00
Foto

Aeroportin e Vlorës nuk do ta ndërtojnë turqit. Marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare nuk është arritur.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se afati ligjor për koncesionin ka përfunduar në shtatorin e vitit të kaluar duke hapur garën për cilëndo kompani që ka interes për të ndërtuar aeroportin në Jug të vendit. Kontrata e parë e negociuar me kompanitë turke përjashtonte mundësinë e garës për kompani të tjera, ndërsa tenderi që pritet të zhvillohet, do të përzgjedhë ofertën më të mirë ekonomike.

“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës” thuhet në njoftimin e ministrisë. Kompania që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat