Bllokohen 400 fidanë kanabisi afër një përroi në Vlorë, arrestohet kultivuesi, procedohet kryeplaku

Vlora

Bllokohen 400 fidanë kanabisi afër një përroi në Vlorë, arrestohet kultivuesi, procedohet kryeplaku

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:44
Foto

Edhe pse raste të izoluara, tentativa për kultivim të kanabisit nuk ndalet.

Policia e Vlorës ka bllokuar 400 fidanë kanabisi në fshatin Treblovë të Selenicës.

Bimët narkotike u gjetën pranë një përroi, gati për t'u kultivuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë uniformat blu proceduan në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit, shtetasin B.M., 61 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat