Përplasje me armë në Vlorë, policia dhe FNSH zbarkojnë në zonë

Vlora

Përplasje me armë në Vlorë, policia dhe FNSH zbarkojnë në zonë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:48
Foto

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Përplasja ka ndodhur në zonën e Lungomares. Burime për Top Channel raportojnë se një person është paraqitur në spital me plagë në këmbë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku zona ka qenë e populluar, të cilët janë tmerruar nga të shtënat me armë zjarri.

Dy automjete kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrën dhe palët fillimisht janë konfliktuar verbalisht dhe më pas situata ka degjeneruar në përleshje me armë.

Ndërkohë, në fshatin Babicë e Vogël, që ndodhet 5 km larg qytetit të Vlorës, policia gjeti një automjet të përfshirë nga flakët.

Policia e Vlorës së bashku me FNSH dhe Delta Force ka mbërritur në zonën ku u gjet automjeti i djegur, duke krehur zonën për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat