Nga Holanda në Vlorë, studentët e turizmit vizitojnë brigjet shqiptare

Vlora

Nga Holanda në Vlorë, studentët e turizmit vizitojnë brigjet shqiptare

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:41
Foto

Vlora nuk tërheq vetëm turistë. Dhjetëra studentë të degës së  turizmit nga një universitet holandez po qëndrojnë këto ditë në qytetin bregdetar si pjesë e një vizite studimore. Gjatë së martës ata vizituan qendrën e turisteve në Radhimë para se të niseshin drejt ishullit të Sazanit.

“Është e hera e parë që vij këtu. Shqipëria është e bukur, është ndryshe nga Holanda. Keni det të bukur, male të bukur”, shprehet një turiste.

“Jam nga një fshat i vogël afër Roterdamit. Është dita e pestë që jemi në Vlorë dhe na duket shumë bukur. Jam i habitur”, tha një tjetër i ri.

“ Vlora po zhvillohet por duket bukur. Po shkojmë në Sazan, duam të shohim diçka nga e kaluara”, përfundoi në tjetër turiste.

Por çfarë i ka tërhequr më shumë këta studentë, turizmi?

“Njëkohësisht ata ishin të interesuar për Qendrën e Rikuperimit të Breshkës Detare. Vinë çdo ditë turistë, por jo në numër kaq të konsiderueshëm sa këta të sotmit, por familje, grupe të vogla jo vetëm në qendrën e RadhiMës por edhe në Qendrën e Informacionit që ndodhet në Parkun e Llogorasë”, tha Nexhip Hyskohaska, punonjës në Qendrën e Vizitorëve, Radhimë.

120 studentët nga  Holanda ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri dhe Vlora ishte ndalesa e tyre e radhës. Nuk është e hera e parë që Shqipëria përfshihet në turne të tillë studimore të studentëve nga universitet të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat