Pas Elbasanit, FNSH zbarkon dhe në Vlorë

Vlora

Pas Elbasanit, FNSH zbarkon dhe në Vlorë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:39
FNSH zbarkon në Vlorë

Policia e Vlorës dhe FNSH ka ndërmarrë një aksion të përbashkët mëngjesin e sotëm. Gazetari i RTV Ora Edi Ruçi informon se  janë kryer kontrolle në brendësi të qytetit të Vlorës por edhe në njësitë administrative të qytetit, kryesisht në fshatrat e Lumit të Vlorës të cilat çdo vitë kanë qenë problematikë sa i takon kultivimit të kanabisit.

Ky është aksioni i parë që merret që prej fillimit të qershorit, ndërsa një ditë më parë  Forcat Speciale dhe RENEA mësynë Elbasanin duke kryer një sërë arrestimesh mes tyre dhe Florec Capja. Operacioni u kodua "Krasta" dhe është në kuadër të operacionit të madh  "Forca e Ligjit"

Burimet të cilat u referohet gazetari i RTV Ora informojnë se aksione të tilla pritet të jenë edhe në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat