Lleshaj rezerva për sigurinë në plazhe: Nuk janë marrë të gjitha masat

Vlora

Lleshaj rezerva për sigurinë në plazhe: Nuk janë marrë të gjitha masat

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:57
Pamje nga takimi

Nga Vlora, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ende shumë punë për të bërë për sigurinë në plazhe.

"Masat e marra për të garantuar sigurinë në plazhe nuk janë ende ato që kërkohen nga ligji. Ne shumë plazhe nuk janë plotësuar masat që kanë të bëjnë me sigurinë në plazhe", ka deklaruar Lleshaj.

Sa i përket hyrje daljeve, ministri tha se ato kanë pësuar rritje, "ashtu siç ka pasur rritje edhe efektiviteti i policisë së shtetit për emigracionin e paligjshëm" u shpreh Llesha.

"Kanë pësuar rritje me shifrën 8.7 % , një rritje kjo e konsiderueshme duke marrë parasysh dhe protestat që ndikojnë në besimin dhe sigurinë e turistëve", ka deklaruar ministri Sandër Lleshaj.

Lleshaj ishte i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat