“Rama, please stay”, si u prit kryeministri sot në Vlorë

Vlora

“Rama, please stay”, si u prit kryeministri sot në Vlorë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:25
“Rama, të lutëm qëndro”, ishte shkruar në anglisht në një parullë gjigante

“Rama, të lutëm qëndro”, ishte shkruar në anglisht në një parullë gjigante e varur në pallatin shumëkatësh, pranë zonës ku kryeministri zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës për 30 qershorin.

Disa militantë të tjerë të Partisë Socialiste, në mënyrë ironizuese, mbanin të veshur bluze ku ishin shkruar fraza nga audio-përgjimet e dosjeve 339 dhe 186, të publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

“Vlora e bën tërmet politik”, shkruhej në bluzen që mbante veshur një vajzë, ndërsa në bluzen e një djali shkruhej “çunat problematik”. Këto ishin disa nga fjalët e përdorura nga Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transportit, të regjistruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, teksa diskutonte për procesin zgjedhor.

Sipas kryeministrit Rama, sot në mitingun e Vlorës morën pjesë rreth 20 mijë qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat