Opozita protestë kundër Ramës, nisen protesuesit e parë nga Vlora

Vlora

Opozita protestë kundër Ramës, nisen protesuesit e parë nga Vlora

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:52
Foto

Në orën 20:00, opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.

Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5  muajt e fundit,  ndërsa burimet nga stafi organizativ i thanë Televizionit Ora se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit, është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë.

Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën.

Përkrahësit vlonjatë të opozitës janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar tubimit në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nisja e tyre bëhet nga 3 pika të Vlores, ndërsa në total janë nisur 6 autobuza, me rreth 1000 protestues.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat