Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua

Vlora

Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Burrë e grua janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë të Vlorës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53 në banesën e bashkëshortëve.

"Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.  Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar", sqaron policia.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat