Vlorë, policia i vjen në ndihmë turistit italian që kishte nevojë për ndihmë mjekësore

Vlora

Vlorë, policia i vjen në ndihmë turistit italian që kishte nevojë për ndihmë mjekësore

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:50
Foto

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat "Delta" i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Falë transportimit të shpejtë  për në spital, me mjetin lundrues të forcave "Delta", turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

"Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje  turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se  kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë" njofton policia.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë  mjeti lundrues i forcave "Delta" që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me  autoambulancën e  spitalit të  Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente  ndodhet  në gjendje të mirë shëndetësore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat