Për shkak të një kali! Zbulohet dinamika dhe arsyeja se përse u qëllua për vdekje biznesmeni

Vlora

Për shkak të një kali! Zbulohet dinamika dhe arsyeja se përse u qëllua për vdekje biznesmeni

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:54
Vlorë

Konflikti që tronditi Vlorën pasditen e djeshme ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj , ka nisur për një kalë i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga viktima dhe djali i tij Ergest Beqiraj.

Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona  dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan.

Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve pë të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre. Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital.

Report tv mëson se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që i biri rezulton i përfshirë në një plagosje me armë të ftohta të ndodhur në 2018 në Vlorë dhe ka qenë i dyshuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt. Por burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se këtë konflikte nuk kanë lidhje me ngjarjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat