Vlorë, makina del nga rruga, vdes 60-vjeçari

Vlora

Vlorë, makina del nga rruga, vdes 60-vjeçari

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 60-vjeçar pasagjer në një makina ka humbur jetën pasojë e një aksidenti në Vlorë, ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur "Shkalla Mavrovë" .

"Automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë", sqaron policia.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat