Tentojnë të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi, nën pranga 3 shtetas

Vlora

Tentojnë të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi, nën pranga 3 shtetas

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:08
Foto

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhun karburant në një firmë ndërtimi.

Përkatësisht, shtetasit Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë, A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë, kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Pas kontrollit nëpër banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis dhe 4 aparatë celularë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit A.E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat