Me “shtëpi” në plazh/ 90 familje jetojnë në kabinat e dikurshme

Vlora

Me “shtëpi” në plazh/ 90 familje jetojnë në kabinat e dikurshme

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:27
90 familje jetojnë në kabinat e dikurshme

90 familje në qytetin e Vlorës jetojnë në kushte të mjerueshme në ish kabinat e plazhit të vjetër, mes lagështirës, ujrave të zeza dhe mbeturinave.

Fëmijët që jetojnë në këto kabina janë të rrezikuar për ditë nga infeksionet e ujrave të zeza, kurse banorët jane të irrituar pasi kanë mbi 27 vite që që askush nuk është kujdesur për ta. Ata thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki për banesa sociale, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Energjia elektrike u ndërpritet vazhdimisht këtyre familjeve pasi nuk e paguajnë dot nga mungesa e të ardhurave, por ata e rilidhin vetë duke rrezikuar dhe jetën.

Prej 30 vitesh asnjë investim nuk është bërë në këto mjedise. Madje rreziku më i madh i tyre është shembja nga amortizimi gjë që rrezikon seriozisht jetën e tyre.

Shpresa për ndihmë nga shteti tashmë është shuar, dhe banoret ia kane varur fatin e tyre zotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat