Moti i keq në Vlorë, pezullohet për dy ditë lundrimi detar

Vlora

Moti i keq në Vlorë, pezullohet për dy ditë lundrimi detar

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Foto

Moti i keq me erë të fortë dhe dallgëzim deri në 8 ballë në det të hapur ka shkaktuar pezullim për dy ditë të lundrimit në Vlorë.  Trageti i Linjës me Brindizin nuk do të funksionojë ndërsa peshkarexhat dhe anijet e vogla të lundrimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime.

Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar për shkak të motit te keq me erë të fortë.

Trageti do të qëndrojë i ankoruar në brigjet italiane dhe nuk pritet të rinisë lundrimet para 13 nëntorit.

Sipas parashikimeve datat 12 dhe 13 nëntor, pritet të karakterizohen nga një përkeqësim i motit, dhe për pasojë forca e dallgëve do të arrijë deri në 7 ballë në Gjirin e Vlorës

Era në det të hapur arrin 5 m/s e për pasojë dallgët në det shkojnë 3.2 metra dhe 2 metra në Gji.

Lundrimi është pezulluar edhe për anijet e vogla të lundrimit dhe peshkarexhat.

Sipas urdhrit të Kapitanerisë ata duhet të qëndrojnë të ankoruara në zonën e Triportit në Zvërnec.

Edhe në Durrës, peshkarexhat janë këshilluar të mos dalin në det, ndërsa puna në sektorin e ngarkim shkarkimit vijon normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat