U gjet i pajetë në mëngjes, 34-vjeçari kishte një plagë arme në shpatull

Vlora

U gjet i pajetë në mëngjes, 34-vjeçari kishte një plagë arme në shpatull

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pranë kupolës së avionave, ku një 34 vjeçar u gjet i pajetë.

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat