Vlora nën "kontroll policor"

Vlora

Vlora nën "kontroll policor"

Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Vlorës ka qenë edhe mbrëmjen e sotme në kontrollin e plotë policor. 

Efektivë të drejtorisë vendore të policisë, forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në qytet.

"Kontrollet këtë të mërkurë janë përqëndruar në rrugët kryesore të qytetit, teksa po ndalohen thuajse çdo automjete në një kontroll të rreptë, për evidentimin dhe arrestimin e personave që i kanë shpëtuar ligjit por dhe gjithë atyre që nuk kanë dokumentacionet e nevojshme" raporton gazetari jonë në Vlorë, Edi Ruçi.

Aksioni vijon prej të martës, me fokus arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat