Soreca nga Vlora: OFL duhet të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK

Vlora

Soreca nga Vlora: OFL duhet të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka komentuar nga Vlora ligjin anti-KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit.

Soreca tha se parimi "ndiq paranë" është mënyra më efikase për të luftuar krimin e organizuar, por nga ana tjetër shtoi se po e ndjekin nga afër zbatimin e ligjit.

Struktura e re e policisë, tha ai, duhet të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK.

Soreca: Ne besojmë që parimi "ndiq paranë" është mënyra efikase për të luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik për ta trajtuar atë problem. Megjithatë mënyra sesi do të zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjekë jo vetëm parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit por gjithçka që ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Po ashtu është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK. Po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji, të gjithë punën që po bëhet, jam në kontakt me Ministrinë e  Brendshëm dhe javën e ardhshme do të takohem dhe me udhëheqësit e SPAK.

Negociatat- Sa i takon procesit të integrimit, Soreca tha se Komisioni Europian ka shpallur një metodologji të re për këtë çështje që shkon në të njëjtin drejtimn që kanë kërkuar disa shtete anëtare të BE.

Soreca: Kjo do të diskutohet në Këshillin Europian ndërkohë që Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj edhe gjatë pranverës. Është një hap në rrugën e duhur, nëse Shqipëria do të ketë mundësinë që ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin e pranverës. Unë jam optimist dhe realist, kështu që gjatë 7 javëve në vijim ne do të vazhdojë të presim që të ketë përpjekje dhe rezultate të reja në mënyrë që Shqipëria në atë takim të jetë aty ku duhet të jetë.

Rindërtimi- Lidhur me Konferencën e Donatorëve, Ambasadori tha se po punohet shumë në këtë drejtim.

Soreca: Po punojmë shumë në këtë drejtim. Në këtë konferencë do të jenë të pranishme më shumë se 100 shtete, do të jenë të pranishëm zyrtarë të niveleve të larta. Shqipëria është trajtuar si të ishte vend anëtar i BE.

Soreca njoftoi gjithashtu se delegacioni i BE-së në Tiranë ka zgjedhur që Ditën e Europës me 9 maj ta festojë në Vlorë, një nga qytetet ku BE ka investuar më shumë.

Soreca: Në Vlorë kemi inplementuar dhe financuar tre projekte madhore nga buxheti i BE dhe këto projekte për Vlorën si dhe mbështetja e BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat