Vlorë, merr flakë kasollja, 80-vjeçarja humb jetën mes flakëve

Vlora

Vlorë, merr flakë kasollja, 80-vjeçarja humb jetën mes flakëve

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Policia e Vlorës raporton një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” në Vlorë.

Nga informacioni paraprak, dyshohet se në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë është djegur 80-vjeçarja, e cila ka humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Vlorë

• Informacion paraprak/ Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat