Vlorë, 44-vjeçarin e zë zetori duke punuar

Vlora

Vlorë, 44-vjeçarin e zë zetori duke punuar

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:01
Foto

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë zetori gjatë kohës që ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë në Vlorë dhe sipas informacioneve i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.Gj.

Mësohet se 44-vjeçari ka qenë duke punuar tokën, ndërkohë që zetori është përmbysur duke e zënë poshtë.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr shërbimin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat