Plagosje me thikë në një lokal të Vlorës/ Po debatonin për çështje pronash, autori largohet nga vendngjarja

Vlora

Plagosje me thikë në një lokal të Vlorës/ Po debatonin për çështje pronash, autori largohet nga vendngjarja

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një sherr banal në një lokal në rrugën Transballkanike në Vlorë ka përfunduar me plagosje me thikë.

Dyshohet se dy persona të moshuar kanë qenë duke konsumuar alkool, ndërsa mësohet se debati ka nisur prej disa kohësh për një tokë në fshatin Hoshtime të Vlorës.

Në pijë e sipër është qëlluar me thikë Muço Malaj 77-vjeç nga bashkëmoshatari i tij, 75-vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat