Tre të dyshuarit me koronavirus në Vlorë rezultuan negativ

Vlora

Tre të dyshuarit me koronavirus në Vlorë rezultuan negativ

Më: 4 mars 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Tre rastet e dyshuara me koronavirus në Vlorë rezultuan negativ.

Nga përgjigjja e analizave të bërë në ISHP rezulton se tre shtetasit nuk janë prekur me covid 19.

Lajmi është konfirmuar nga Kujtim Llapi drejtor i shërbimit shëndetësor parësor për qarkun e Vlorës.

Ogerta Manasterliu ditën e sotme në mbledhjen e Task-Forcës për masat kundër koronavirusit tha se janë testuar 42 raste të dyshuara deri më tani dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Deri tani Shqipëria vazhdon të mos jetë e prekur nga virusi kinez, i cili në mbarë botën ka shkaktuar mbi 3 mijë te vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat