Koronavirusi “ndal” punën, pezullohet tenderi për aeroportin e Vlorës

Vlora

Koronavirusi “ndal” punën, pezullohet tenderi për aeroportin e Vlorës

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:16
Ilustrim

Tenderi ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është pezulluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Eenergjisë.

Vendimi u mor nga Agjencia e Prokurimit Publik, pasi janë pezulluar të gjitha procedurat që nuk kanë fokus koronavirusin Covid-19.

Më 31 maj ishte parashikuar që të niste puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Është ende e paqartë nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda vitit 2020.

Shkak për pezullimin e tenderit është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat