Në kërkim nga Italia, arrestohet vlonjati i dënuar për prostitucion, drogë

Vlora

Në kërkim nga Italia, arrestohet vlonjati i dënuar për prostitucion, drogë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 54 vjeçar, i dënuar në Itali për disa vepra penale. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.

"Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kumia", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë" njofton policia.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe "Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin", parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar në Itali për disa vepra penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë,  për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat