Nxehet debati, ‘plasin’ armët sheshit në Orikum

Vlora

Nxehet debati, ‘plasin’ armët sheshit në Orikum

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:14
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë.

Dyshohet se dy persona janë zënë me sende të forta dhe për pasojë është plagosur rëndë njëri prej tyre.

Sic raporton Abc News, i plagosuri mund të jetë qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndonëse i gjithë shteti është izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfliktet nuk kanë munguar gjatë orarit të lejuar për lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat