E vrau krushku se kamera filmonte nga shtëpia e tij, detaje të reja nga krimi në Vlorë

Vlora

E vrau krushku se kamera filmonte nga shtëpia e tij, detaje të reja nga krimi në Vlorë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:17
Ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen me sende të forta të Bujar Mehmetajt gjatë paradites së sotme në Vlorë.

Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes Jurgen Lecajn, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.

Abcnews.al mëson se shkak për sherrin është bërë vendosja e kamerave të sigurisë nga njëri prej personave të përfshirë në sherr, gjë e cila ka nxehur gjakrat.

Mësohet se dy familjet kanë krushqi me njëra-tjetrën.

Konflikti nisi për faktin se kamerat e sigurisë së vendosura në shtëpi prej njërit prej tyre filmonte edhe në shtëpinë e fqinjit, gje e cila është kundërshtuar nga ky i fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat