Heroina të pandemisë, punonjëset e shtëpisë së fëmijës dalin pas 50 ditësh

Vlora

Heroina të pandemisë, punonjëset e shtëpisë së fëmijës dalin pas 50 ditësh

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:40
Punonjëset e shtëpisë së fëmijës dalin pas 50 ditësh

Pas më shumë se 50 ditëve në izolim, 6 punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë kanë lënë tashmë institucionin, për t’u zëvendësuar nga gjashtë punonjëse të tjera, të cilat do të qëndrojnë brenda këtyre ambienteve për t’u kujdesur për 24 fëmijët e kësaj shtëpie.

Për më shumë se 50 ditë, punonjëset qëndruan në izolim të plotë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ato u shprehën se u ndjenë si në familje, ndërsa tregojnë që në shumë vite të punës së tyre me fëmijët, një situatë të tillë, jo vetëm që nuk e kishin përjetuar, por as menduar ndonjëherë.

Në kushtet e pazakonta që ndodhet vendi për shkak të pandemisë botërore, drejtoresha e këtij institucioni, Oliana Saliu, shprehet se tashmë detyra është kthyer në një sfidë. Në Shtëpinë e Fëmijës strehohen vogëlushë nga mosha 0-6 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat