U largua nga banesa, 34-vjeçari denoncohet si i humbur nga babi i tij

Vlora

U largua nga banesa, 34-vjeçari denoncohet si i humbur nga babi i tij

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:22
Ilustrim

Një person është denoncuar si i zhdukur pasi familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

Personi i denoncuar si i larguar nga banesa është 34-vjeçari M.S, ndërsa në polici ka shkuar i ati i tij, V.S.

Ndërkohë policia e Vlorës gjatë ditës së sotme ka ven në pranga edhe një 51-vjeçar për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “10 Korriku” Vlorë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat