Tension në burgun e Vlorës, tre të dënuar rrahin një tjetër, nuk kursejnë as gardianin/ Emrat

Vlora

Tension në burgun e Vlorës, tre të dënuar rrahin një tjetër, nuk kursejnë as gardianin/ Emrat

Më: 14 maj 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Në burgun e Vlorës është shënuar një përleshje mes disa personave, ku tre të dënuar kanë rrahur një të burgosur tjetër, por edhe gardianin i cili ka hyrë për të shuar sherrin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të shënuar në 3 maj.

Fillimisht tre të burgosurit kanë rrahur të dënuarin tjetër Eduart Ahmeti, në mjedisin e dhomës së telefonatave.

Por teksa një gardian është futur në mes për të shuar sherrin, është goditur dhunshëm prej tyre.

Kjo ka bërë që tre të burgosurit Lulzim Demiraj, Eduard Xhezo dhe Emilent Dhepa, të mbyllen për tre muaj në izolim.

Gjithçka me urdhër të kreut të burgjeve Agim Ismaili dhe me vendim nga Gjykata e Vlorës.

Megjithatë nuk bëhet ende me dije, motivi i nisjes së sherrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat