Është vetëdorëzuar në polici ish-shefi i policisë Vlorë, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim që prej muajit nëntor 2017 si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”.
Çela është gjykuar në mungesë në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata e Krimeve të Rënda në shtator të 2019 e shpalli fajtor dhe u dënua për shpërdorim detyre.
Sakaq ai u shpall gjithashtu i pafajshëm për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.