Materniteti i Vlorës rrezikon mbylljen, sanitarja del pozitive me covid19, djali punon si infermier

Vlora

Materniteti i Vlorës rrezikon mbylljen, sanitarja del pozitive me covid19, djali punon si infermier

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 18:19
Vlorë

Materniteti në qytetin e Vlorës rrezikon që të mbyllet dhe stafi të vihet në karantinë të detyrueshme.

Shkak është bërë një sanitare, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID.

Sanitarja e infektuar ka edhe fëmijë që punon infermier në urgjencën e poliklinikës, i cili është larguar nga puna për të qëndruar në karantinë të detyrueshme për 14 ditë.

Ndërkohë që sanitarja ka një motër që punon në maternitet, së cilës i është bërë tamponi, njofton Report.

Pasditen e sotme pas konfirmimit të rastit të sanitares, po dezinfektohen ambientet e maternitetit, disa pjesëtarëve të stafit u është bërë tamponi përveç motrës së sanitares, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia për ta mbyllur maternitetin.

ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat