Balla i sigurt: Në 2021-n PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Ramën Kryeministër - Bota Sot
Balla i sigurt: Në 2021-n PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Ramën Kryeministër

Vlora

Balla i sigurt: Në 2021-n PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Ramën Kryeministër

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:57
Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Balla deklaron se takimet kishin në fokus planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe në vend si dhe në vendosjen e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku sipas Ballës PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, por duke respketuar një për një masat mbrotëse anti-covid, filluam në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe në vend si dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm.

“Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Dhe kur them duhet të qeverisim, nuk kam parasysh vetëm e thjeshtë qeverinë qëndrore, qeverisjen vendire, por edhe grupin parlamentar dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Ky proces ka sukses vetëm nëse te gjitha pjeset bashkejetojne ne harmoni me njera-tjetren dhe ne funksion te njera-tjetres.

Duke respektuar në çdo detaj masat e domosdoshme të distancimit social, ne duhet të vazhdojmë të jemi pranë komuniteteve. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori punën e palodhur dhe masat e sukseshme që ndërmorri Qeveria”, shkruan Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat