Kryebashkiaku i Vlorës thirrje shqiptarëve nga Kosova që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e turizmit

Vlora

Kryebashkiaku i Vlorës thirrje shqiptarëve nga Kosova që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e turizmit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 07:45
Dritan Leli

Plazhet mahnitëse të qytetit Vlorës po presin me padurim turistët dhe pushuesit e parë, edhe pse këtë vit pritet që shumica prej tyre të jenë turistë vendas.

Ndonëse pandemia COVID-19 ka pllakosur gjithë botën, sektori më i dëmtuar është turizmi. Për këtë kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli bëri thirrje që shqiptarët nga Kosova dhe të gjitha trevat shqipfolëse të vizitojnë këtë vend dhe të ndihmohet rimëkëmbja ekonomike.

Kryetari i Bashkisë Vlorë tha se situata pandemike ka dëmtuar shumë këtë sektor, teksa konfirmoi se janë duke bërë përpjekje për t’i ndihmuar bizneset e Vlorës.

“Sigurisht pandemia, pjesë shoqëruese e jetës tanimë e cila ka pllakosur gjithë planetin, ka shkaktuar probleme e saj sidomos në sektorin e shërbimeve, në sektorin turistik, prandaj të gjithë së bashku jemi duke u përpjekur që t’i japim ndihmesën e duhur të gjitha këtyre bizneseve të cilat prej pandemisë pësuar dëme të konsiderueshme.

Mund të themi që prej pjesës të gjithë karantinimit, të gjitha bizneset e shërbimeve, të gjitha bizneset e vendosura në territorin e bashkisë së Vlorës kanë qenë të mbyllura”, tha z. Leli.

Pas daljes nga karantina, z. Leli thotë se bizneset kanë filluar të rimëkëmben, dhe sektori i turizmit ka nisur të zhvillohet. Ai shprehet optimist që sektori i turizmit do të rimëkëmbet shpejt.

“Unë them që pavarësisht dëmtimit që ka ndodhur në territorin në muajt që ka qenë në pushim, ajo që kam shpresë është që duke qenë që njësitë ose industria e turizmit në territor është e vogël nuk ka ato mekanizmat e hoteleve gjigante me shumë shtretër por është për hotelet butik, hoteleve që kanë pak personalet dhe që mund të rimëkëmben shumë shpejt, dhe të vihen në funksionalitet.

Të gjitha këto më japin shpresë, ndjehem pozitiv që do të ketë një ngritje ditë pas dite të biznesit të turizmit në territor”, theksoi kryebashkiaku.

Dritan Leli thekson se këtij sezoni rëndësi do t’i jepet respektimit të masave të marra nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, duke i ndjekur ato në mënyrë rigoroze që pushuesit të ndjehen të sigurt në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat