Drogë 40 mln euro, mësohet emri i bosit vlonjat që drejtonte grupin mafioz

Vlora

Drogë 40 mln euro, mësohet emri i bosit vlonjat që drejtonte grupin mafioz

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Është mësuar tashmë emri i ‘bosit’ vlonjat, i cili besohet të ketë drejtuar të gjithë trafikun e drogës së grupi mafioz italo-shqiptar, i goditur këtë të martë përmes dy operacioneve të autoriteteve shqiptare e italiane.

Mësohet se fjala është për Robert Myftarin, 47 vjeçar me origjinë nga Vlora. Së bashku me Myftarin, mësohet dhe emri i Elton Hamzës, i cili po ashtu besohet të jetë me rol drejtues në bandën mafioze të goditur  nga policia.

Por Robert Myftari madje nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi më qershor të 2016, ai është arrestuar për akuzën e trafikut të drogës.

Më poshtë lajmi i vitit 2016, mbi arrestimin e Myftarit.

Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin Robert Myftari, i shpallur në kërkim me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

43-vjeçari, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar (2015) në vendin e quajtur Cekodhima, është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës, që së bashku me gomonen u sekuestrua në atë kohë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 43-vjeçarit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat