Pesë rastet me Covid në Vlorë, kontakte të personave të infektuar dhe një vatër e re

Vlora

Pesë rastet me Covid në Vlorë, kontakte të personave të infektuar dhe një vatër e re

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:42
Ilustrim

Vlora regjistroi këtë të enjte 5 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik  se ku është infektuar, dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, 1 familjar i një gruaje në fasoneri  dhe 1 kontakt i rasteve të mëparshëm.

Në total, Vlora ka 110 raste aktive me Covid-19.

Ndërkohë në Lushnje 4 rastet e sotme janë dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja.

Në rang vendi, në 24 orët e fundit raportohen 3 humbje jete dhe  82 raste të reja me Covid.

Ndërsa në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat