PD Vlorë: Reforma territoriale ka dështuar, janë shtuar shpenzimet për bujqit

Vlora

PD Vlorë: Reforma territoriale ka dështuar, janë shtuar shpenzimet për bujqit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:30
Foto

Pas trajtimit në Ora News të mungesës së ujit vaditës në Shushuicë të Vlorës, reagoi dhe Partia Demokratike, dega e po këtij qyteti.

Përmes një deklarate PD thotë se reforma territorial e administrative ka dështuar dhe ka sjellë vetëm shpenzime të shtuara dhe angari për banorët.

Deklarata e plotë: 

Hallin as ta zgjidhin, as ta qajnë!

Kryereforma territoriale e administrative ka dështuar.

Siç u nis, u bitis!

Solli shpenzime të shtuara dhe angari pa kuptim për banorët.

Shembull për këtë është rasti i Njësisë Administrative Shushicë, nën juridiksionin e (e të famshmes) Bashkisë Vlorë. Bujqit aty po vuajnë mungesën e ujit për vaditje. 

Megjithë kërkesat për ndihmë në bashki, nuk u është dhënë asnjë përgjigje.

Kështu, "mirë halli që s'u zgjidhet, por as u qahet, të paktën...".

Miliona lekë investime do të shkojnë dëm. Familje të tëra do të mbeten pa asnjë të ardhur nga toka. 

Por, njerëzit s'kanë pikë rëndësie përballë leverdive elektorale për Rilindjen. Në fund të fundit, vlejnë votat. 

Pushteti është gjithçka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat