​Vlora historike: Mëshirim i së kaluarës e të tashmës

Vlora

​Vlora historike: Mëshirim i së kaluarës e të tashmës

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 11:00
Vlora

Shtëpitë disa ngjyrëshe, dy katëshe, e ballkonet e vegjël të stilit neoklasik, përshkojnë rrugën e qendrës historike të Vlorës. Degëzimet e rrugës sekondare të qojnë te ish-pazari, lagjja e “Hebrenjve”, e në cepe të tjera që bartin historinë e qytetit Aulona, ashtu siç quhej në lashtësi.

Në këtë zonë historike, ndodhet edhe banesa e Marigo Posios, atdhetarja e shquar e cila me dorën e saj qëndisi flamurin, që ngriti Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912, e cila ka përfshirë shumicën e territoreve në gadishullin Ilirik siç është quajtur deri në shekullin e 19-të.

Çdogjë që lidhet me këtë qytet, lidhet edhe me pavarësinë. Kjo qendër është zona ku Vlora ruan ende gjurmët e ndërtimeve të fundit të shekullit 19, dhe fillimit të atij 20. Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit dy vjet më parë.

Sopi: Jemi në sheshin me histori të madhe

“Jemi në një shesh me histori të madhe, jemi në në sheshin e flamurit, janë pjesët e elementeve të historisë që kanë lënë gjurmë në historinë e Vlorës, por të gjithë kombit shqiptar. Jemi në sheshin ku krijohet i muzeve, i muzeut i Hebraizmit, por edhe i muzeve ekzistuese. Muzeut Etnografik, Muzeut Historik, dhe Arkeologjik. Është rruga Justin Gudar, është një qendër e vjetër historike e Vlorës që i është nënshtruar restaurimit, e krijoi atë model të kohës të ndërtimit të saj. Veç historisë, veç ardhjes së Isa Boletinit kjo ka qenë një rrugë e vjetër, e ndërtuar rreth viteve 1720-1730”, tregon ai.

Pranë kësaj rruge mund të gjesh historinë e kulturës së pasur të qytetit bregdetar. Elemente të ndryshme etnografike të punuara nga banorët e zonës në etapa të ndryshme kohore. E çdogjë që ka lidhje me veshjet tradicionale.

Image

Kjo godinë tre katëshe e muzeut është e gjitha e ndërtuar me gurë e dru. E deklaruar monument kulture 56 vjet më parë, kjo godinë ka pasur funksione të ndryshme ndër vite. Për t’u theksuar është ai i vitit 1909, kur Marigo Posio, drejtoi shkollën e parë të gjuhës shqipe për vajza.

Veglat e jetesës apo stilin e të jetuarit të familjeve vlonjate e shumë objekte të tjera që rrëfejnë për këtë qytet do i gjeni në këtë muze.

Sopi: Këtu janë të ekspozuara objekte origjinale

“Këtu janë ekspozuar objekte origjinale, punim të drurit, të metalit, qëndisje të ndryshme artizanale të thurrjes dhe të elementeve tjerë siç është filigrani, elemente të mëndafshit të çilat kanë shërbyer në grupime shoqërore, në periudha të ndryshme historike. Në këtë muze janë ekspozuar në ndarje të pavijonit, ato janë elemente tradiçionale të mënyrës tonë të jetesës, të ndikuar nga besimi fetar, por edhe mënyrën e organizimit të jetesës sociale dhe shoqërore brenda qelizës siç është familja”, thekson Sopi.

Në secilën nga dhomat e ndara, do të keni mundësi të shihni objekte interesante, shumë prej të cilave janë mbi 100 vjeçare. Kati i parë është i ndarë në tri dhoma të cilat janë, ajo e stanit, e metalit dhe ajo e peshkimit. Objektet si guna e çobanit, dybeku për rrahjen e bulmetit, enë e qumështit apo makineritë për shtypjen e ullirit janë tregues të rrugëtimit të kësaj shoqërie.

Image

Drejtori i Muzeut Etnografik, Skënder Sopi

Sopi: Kemi katin e dytë të odës së grave dhe burrave

“Kemi elemente të ndryshme të traditës së peshkimit, të përpunimit të ullirit, të rrushit, të verës, ose të vajit, të atyre elementeve të gjuetisë , të peshkimit apo të përpunimit të peshkut. Kemi maketa të anijeve të ndryshme, qysh nga maketa të zonës së Adriatikut, Mesdheut siç ishin ilirët apo evoluiumin e tyre në periudha të ndryshme. Kemi katin e dytë të odës së grave dhe burrave, odën së zonjës së shtëpisë. Në odën e grave janë ekspozuar të gjitha ato veshje karakteristike të Vlorës, të krahinave të fshatrave të Vlorës. Të çilat dallojnë nga motivet floreale, nga elementet e thurrjes dhe qëndisjes, nga besimi fetare”, thekson ai.

Karakteristikë e odës së burrave është sofra e rrumbullakët, si simbol i barazisë dhe varja e armëve në mur, gjë që asokohe bëhej për të theksuar se diskutimet mbaheshin në mënyrë paqësore.

Pas rasteve të paraqitura në Shqipëri me koronavirus, ishte marrë vendim për mbylljen edhe të muzeve dhe veprimtarive të tjera. Tani pas rihapjes së tyre, kanë filluar që të merren masat parandaluese të përhapjes së pandemisë gjatë vizitës në Muzeun Etnografik.

Sopi: Deri në 20 vizitorë gjatë ditës

“Numri vizitorë është i pranueshëm, ka në ditë 10 deri në 20 vizitorë në të dy muzetë e Vlorës. Por kuptohet nëpërmjet masave të dezinfekimit dhe përdorimit të maskave dhe elementeve të tjera që neve strikt i zbatojmë”, shton ai.

Dëmtime të mëdha ka pësuar sektori i turizmit nga pandemia Covid-19. Udhëheqësi i vlonjatëve ka të vetmen dëshirë që turizmi në Vlorë këtë verë të flas shqip.

Leli: Ne do të donim që këtë verë turizmi të fliste shqip

“Do të doja shumë që në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës të dëgjoja atë që thash dje në takimin me ministrin e Turizmit në Kosovë, aksentin e shqiptarëve matanë bjeshkëve për të mbushur Lungomaren e Vlorës, si jemi mësuar ne çdo vit me italianë, por me shqiptarë nga Kosova. Sepse të gjithë ata e ndjejnë më shumë këtë vend. Shumë dëshirë kemi që të vizitohet nga turistë të huajë, të ketë vizitorë nga Italia, Polonia, Sllovenia, Austria, Danimarka ka pafund njerëz që vijnë në qytet. Ne do të donim që këtë verë turizmi të fliste shqip”, thekson ai.

Bashkë me Agjensionin Turistik “Fibula” dhe shumë gazetarë nga Kosova, hapën këtë sezonë turistike, ku për ditë filmuan bukuritë e rralla të jugut të Shqipërisë.

Godina e bashkisë së Vlorës gjatë sezonit turistik po shfrytëzohet edhe si destinacion turistik për vizitorët. Tani më është shndërruar në “galeri arti”, ku në muret e kësaj godine po vendosen pikturat, si thesar qyteti.

Leli: Këtë godinë e kemi rikonstrukturar në mandatin e parë

“E kemi rikonstruktuar në mandatin e parë të punës time si kryetar i Vlorës. Ishte një godinë që kishte probleme pa fund, në pamundësi investimesh, mbase në qasje të ndryshme për arsye të bashkëjetesës të disa institucioneve brenda godinës së bashkisë së Vlorës, sot falë e së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, tani më kjo godinë është pronë e bashkisë së Vlorës, pronë e qytetarëve të Vlorës dhe e rikonstrukturuar plotësisht”

Pa dyshim që këto vizita në qytetin bregdetar, nuk do të ishin të mundura pa agjensinë turistike “Fibula”. Jo vetëm këtu, po këtë vit është rritur edhe më tej bashkëpunimi me Shqipërinë, ku Fibula do të ketë mundësinë t’iu dërgojë aty ku do ju pushojë syri.

Çun Turku, drejtor i Agjençionit Turistik “Fibula”

Turku: Këtu ka bukuri të rralla natyrore

“Ne gjithmonë kemi pasur dëshirë të vizitojmë Shqipërinë, një ndër to është edhe destinimi i Vlorës. Vlora është qytet historik, ne gjithmonë kemi menduar se është qytet historik dhe ka bregdetin, por këtu ka edhe bukuri të rralla natyrore. Krejt çfarë mund të flas tash është se mirë se keni ardhur dhe mirë se ju gjejmë”, thotë Turku.

...Një vend i ‘spostuar’ në lagunën e Nartës. Larg nga qendrat e banuara, i izoluar dhe i mbrojtur...

Pak kilometra larg qytetit të Vlorës gjendet objekti shumë vjeçar, i vendosur në ishullin e Zvërneçit, ku kisha e shën Marisë i ngjan një anije të vjetër që lundron e vetme në këtë lagunë.

Është manastiri i Zvërnecit, një prej manastirëve të njohur bizantinë të Vlorës. Në të dikur jetonin murgjit, njerëzit që i largoheshin jetës së përditshme, dhe kërkonin në vetmi: “paqen dhe qetësinë”.

Duke e vizituar nga afër duket sikur ora ka mbetur në këtë vend prej kohësh. As fëshfërimat e gjetheve të pyllit aty pranë dhe zhurma e valëve nuk e prishin qetësinë e saj shekullore.

Qysh në hyrje të saj janë të vendosura edhe rregullat për vizitorët.

Në manastirin e shenjtë “Fjetja e Hyjlindëses”, vizitorët shoqërohen nga kujdestarët. Gjatë vizitës në këtë manastir kërkohet veshje e hijshme. Të mos konsumohen pijet alkoolike, duhani dhe zjarret. Gjithashtu me këtë rregullore ndalohet edhe fotografimi dhe filmimi me kamera.

Ky vend konsiderohet i shenjtë dhe monument kulture. Është i hapur çdo ditë. Nga muaji shtator deri në prill nga ora 08 deri në orën 16:00, dhe nga maji në gusht prej orës 08 deri në 20. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat