Djegia e makinës luksoze në Vlorë, flet pronari: S’kam konflikte, prej 4 ditësh kam ardhur me pushime dhe…

Vlora

Djegia e makinës luksoze në Vlorë, flet pronari: S’kam konflikte, prej 4 ditësh kam ardhur me pushime dhe…

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 10:11
Foto

Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kërçova i cili është emigrant në Gjermani.

Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.

“Jemi nga Maqedonia nga Kërçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, skemi zënka me askënd”- thotë pronari i makinës së djegur.

“Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e keqe. Jetoj në Gjermani edhe tani kemi ardh me pushime. Policia tani po heton. Kamerat e kanë kapur”- shtoi ai.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat