“Rinovohet” Vlora me drejtorë të rinj në tatime, Kadastër, IKMT dhe AKU

Vlora

“Rinovohet” Vlora me drejtorë të rinj në tatime, Kadastër, IKMT dhe AKU

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:55
Konferenca per media

Emërimi i kreut të ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj më 2 korrik ka pasuar me një sërë ndryshimesh në administratën e qytetit bregdetar.

Pasi Andi Binaj zëvendësoi Jurgen Pilkatin në krye të Kadastrës, më pas në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve u shkarkua Bledar Taushani e në datën 19 korrik u emërua Pranvera Sulaj.

Kjo e fundit e ka mbajtur edhe më parë postin e drejtueses së tatimeve e shkarkuar muaj më parë.

Në datën 21 korrik, vetëm dy ditë më pas është emëruar dhe drejtori i ri i AKU Vlorë, Edvin Brokaj i cili zëvendëson Syrja Binajn i cili ishte drejtor i komanduar i këtij institucioni.

Si nënkryetar i Bashkisë Vlorë emërohet Afrim Qëndro në vend të nënkryetarit Shkëlqim Rama teksa ditën e sotme është konfirmuar në detyrë dhe kreu i IKMT në Vlorë Klodian Troci.

Ky është emër i njohur në qytetin bregdetar pasi drejtoi ZVRPP Vlorë prej disa muajsh dhe më pas mbajti postin e nëndrejtorit të Zyrës së Kadastrës në Vlorë, i shkarkuar dhe në këtë post pas furtunës në këtë institucion më 11 shtator 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat