Vlorë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet 36 vjeçari

Vlora

Vlorë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet 36 vjeçari

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një 36 vjeçar i cili në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e një lokali është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat