Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, pranga 56-vjeçarit në Vlorë

Vlora

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, pranga 56-vjeçarit në Vlorë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Vlorës njofton se në pranga ka rënë një shtetas 56-vjeçar, i cili brenda banesës së tij ka dhunuar bashkëshorten.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Policia ka arrestuar shtetasin A. F., 56 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta”,- thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat