Rritet numri i të infektuarve, tre raste të reja me Covid-19 në Vlorë

Vlora

Rritet numri i të infektuarve, tre raste të reja me Covid-19 në Vlorë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Vlorë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja më Covid, janë dy pensionistë, ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me rastin tjetër.

Sipas informacioneve rasti i tretë nuk dihet nga e ka marrë infeksionin.

Ndërkohë në vendin tonë këtë të martë janë konfirmuar pozitivë me Covid 117 raste të reja, duke e çuar në 4997 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 148 kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat