Një makinë merr flakë në ecje e sipër në Vlorë/ Policia nis hetimet

Vlora

Një makinë merr flakë në ecje e sipër në Vlorë/ Policia nis hetimet

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë, teksa ka qenë në ecje e sipër.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e kaluar, e martë, në fshatin Panaja.

Mësohet se ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur tërësisht automjeti tip ‘Ford Mondeo’, në pronësi të shtetasit I.Sh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku është aksidental për shkak të një defekti teknik të automjetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat