Plas sherri me gurë në mes të moshuarve në Vlorë: Shkak bëhet loja domino

Vlora

Plas sherri me gurë në mes të moshuarve në Vlorë: Shkak bëhet loja domino

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 15:53
Pamje nga video

Një sherr mes dy të moshuarish u regjistrua pak më parë në Vlorë. Të moshuarit kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin dhe shkak është bërë loja me domino.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur edhe videoja e sherrit.

Shihet sesi njëri prej të moshuarve godet me gurë në kokë tjetrin, i cili përpiqet të fshihet pas një peme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kujdes kujt ia ngecni dopio gjashtën në dorë

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Mes tyre ka ndërhyrë një i moshuar tjetër. Të moshuarit duket që kanë qenë edhe duke shijuar pushimet në plazh.

Kujtojmë se u raportua se ata u transportuan në spital me urgjencë, çka dyshohet se sherri ka vazhduar edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat